Procedura pë Regjistrimin Ndërkombëtar të Markave Tregtare bëhet me depozitimin e aplikimit për regjistrim ndërkombëtar deri në Ent, në përputhje me Marrëveshjen e Madridit, përkatësisht Protokolli i Madridit.
Pas pranimit të aplikimit për regjistrim Ndërkombëtar, Enti ekzaminon aplikimin a është dorëzuar në përputhje me dispozitat e Rregullores.
Aplikimin e rregullt Enti e dorëzon deri tek Zyra Ndërkombëtare e Organizatës Botërore për Pronësi Intelektuale në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes së Madridit ose Protokollit të Madridit dhe Rregullores së Marrëveshjes dhe Protokollit të Madridit.