| | Sitemap | EN | MK
Çfarë mund të mbrohet me dizenjo industriale

Para depozitimit të aplikimit duhet përcaktuar se lënda që duhet të mbrohet a mundet të mbrohet si dizenjo industriale, pë rkatësisht a paraqet formë të re, të jashtme të një produkti. Me të drejtë të dizenjos industriale, mbrohet forma e re e produktit, piktura, vizatime, konturat, komponimi i ngjyrave, tekstura apo kombinimi i tyre, që mundet të bartet në produkt të caktuar industrial apo artizanal, ose pjesës së tij, aq sa është e duhur t’i plotësojë kushtet e risisë dhe karakterit individual.

“Produkt” është çdo artikull, i prodhuar në mënyrë industriale apo artizanale, përfshirë ndër të tjera edhe pjesët, që synohen të bashkohen në një produkt kompleks.
Një dizenjo e ndërthurur ose e aplikuar në një produkt, që është pjesë përbërëse e një produkti kompleks, mund të mbrohet si dizenjo industriale nëse pjesa përbërëse, pasi ndërthuret me produktin kompleks, mbetet e dukshme gjatë përdorimit normal të këtij të fundit dhe këto tipare të dukshme të pjesës përbërëse i përmbushin, në vetvete, kërkesat e risisë dhe karakterin individual.

Risia: Një dizenjo përbën risi nëse ajo nuk është e njëjtë me një disenjo tjetër industriale që është paraqitur më herët dhe e cila i është bërë e njohur publikut përveçse nëse aplikimi është tërhequr para publikimit të Vendimit për regjistrimin e dizenjos industriale.

Karakteri individual: Dizenjot vlerësohen të njëjta, nëse karakteristikat e tyre ndryshojnë vetëm në hollësi të parëndësishme.
Një dizenjo ka karakter individual, nëse përshtypja e përgjithshme, që ajo lë te një përdorues i informuar, ndryshon nga përshtypja e përgjithshme, që lihet tek i njëjti përdorues nga çdo dizenjo, e cila është bërë e njohur për publikun. Dizenjo nuk do të konsiderohet vetëm i veçantë përshkak faktit se zbatimi i saj i përket produkteve tjera industriale dhe artizanale ose pjesëve të tyre.

 

Publikuar më 02.09.2013