Pas pranimit të aplikimit, nëse aplikimi përmban të gjitha pjesët e nevojshme përbërëse, Enti e lajmëron aplikantin se aplikimit i është vërtetuar data e dopizitimit dhe aplikimi regjistrohet në Regjistrinë e aplikimeve të markave tregtare.
Nëse aplikimi është në rregull, gjegjësisht i përmbanë të gjitha pjesët e nevojshme përbërse dhe shtesat e parapara me Ligj dhe Rregullore, Enti ekzaminon se a janë plotësuar kushtet për regjistrim të së drejtës.Nëse aplikimi i plotëson kushtet e parapara me Ligj dhe nëse janë paguar shpenzimet përkatëse, të dhënat e aplikimit publikohen në Buletinin e Entit.
Në afat prej tre muajshë nga data e publikimit, kundrejt aplikimit të markës tregtare mund të parashtrohet Kundërshtim. Në nenin 142 paragrafi 1 pikat 1-6 nga Ligji, taksative janë shënuar personat që kanë të drejtë të parashtrojnë Kundërshtim kundër aplikimit të publikuar.
Pas përfundimit të afatit për Kundërshtim, poqëse Kundërshtimi nuk është parashtruar, pas pagimit të taksave dhe shpenzimeve të parapara për regjistrim dhe mbajtje të së drejtës në vlefshmëri, Enti sjellë Vendim për regjistrim të markës tregtare.
Mark?ë tregtare do ta regjistrojë në Regjistrinë e markave tregtare dhe do ta publikoj në Buletinin e Entit.
Enti pronarit të markës tregtare i lëshon certifikatën e regjistrimit më së voni në afat prej gjashtë muajsh nga data e sjelljes së Vendimit për regjistrim të markës tregtare.