Marka tregtare vlen dhjetë vjet nga data e dopizitimit të aplikimit. Marka tregtare mund të ripërtërihet pafundësisht për periudhën dhjetëvje?are, me kusht që pronari i markës gjatë vitit të fundit nga dhjetëvjeçari i vlefshmërisë ose më së voni nëntë muaj nga skadimi i vlefshmërisë në Ent të depoziton një Kërkesë për ripërtëritje të markës tregtare dhe t’i paguaj taksat dhe shpenzimet përkatëse të procedurës.
Periudha e re e mbrojtjes fillon në datën e mbarimit të periudhës së mëparshme dhjetëvjecare. Përmbjatja dhe forma e Kërkesës për ripërtëritje të markës tregtare përcaktohet me Rregullore.