| | Sitemap | EN | MK
Klasifikimi ndërkombëtar i mallrave dhe shërbimeve për regjistrimin e markave tregtare

Markat tregtare parshtrohen / regjistrohen për mallra dhe/ose shërbime të caktuara saktë që janë në korelacion me veprimtarinë e parashtruesit të aplikimit.

Republika e Maqedonisë ka aderuar në Marrëveshjen e Nicës për klasifikimin ndërkombëtar të mallrave dhe sh?rbimeve gjatë regjistrimit të markave tregtare.

Sipas Klasifikimit Ndërkombëtar mallrat dhe shërbimet gjithsej klasifikohen në 45 klasa, nga të cilat 34 janë klasa për mallrat ndërsa 11 klasa për shërbimet.

Gjatë parashtrimit të aplikim, mallrat dhe shërbimet duhet të jenë të klasifikuara dhe shënuara sipas Klasifikimit Ndërkombëtar ashtu që së pari shënohet numri  i klasës e mandej mallrat dhe shërbimet e përfshira me atë klasë.
Mallrat dhe shërbimet, të cilat klasifikohen në dy apo më shumë klasa duhet të shënohen me shprehjet e përdorura në Klasifikimin Ndërkombëtar, kështu që në bazë të formulimit mund të përfundojmë se cilës klasë i përket.

 

Publikuar më 03.09.2013