Përgjegjësia për mbajtjen e një patente i takon vetëm bartësit të së drejtës. Prandaj, bartësi duhet vet të ndjekë tregun për të përcaktuar shkeljen e mundshme të drejtës së patentës, dhe nëse ka, ai vet të marrë masat e duhura për të parandaluar shpërdorimin.
Nëse ju nuk jeni njohës i mirë i së drejtës së patentës, në rast të një mosmarrëveshjeje në lidhje me shkeljen e të drejtës, është e preferuar që të kërkoni ndihmë nga një agjent (përfaqësues) profesional.Patenta skadon pas kalimit të 20 viteve, me mos pagesën e taksave vjetore për të ruajtur të drejtën e patentës, me tërheqjen ose me revokimin e vendimit të Zyrës për njohjen e patentës.