Në përputhje me nenin 154 paragrafi 2 nga Ligji për pronësi industriale pronari i markës më së voni nëntë muaj nga skadimi i vlefshmërisë në Ent të depozitojë një Kërkesë për ripërtëritje të markës tregtare dhe t’i paguaj taksat dhe shpenzimet përkatëse të procedurës.
Në përputhje me Numrin tarifor 92 nga Tarifa e Ligjit për taksa administrative, nëse taksa nuk paguhet në afatin e paraparë mund të paguhet në afat prej tre muajsh nga dita e përfundimit të afatit me pagesë të taksës së rregullt e rritur p?r 25%, por mundet të paguhet edhe në afat të vazhduar prej gjashtë muajsh nga data e përfundimit të afatit plotësues tre mujor edhe atë në shumë të dyfishuar.