| | Sitemap | EN | MK
ESHPI-ja fillon të përdorë bazën e të dhënave të harmonizuara të produkteve dhe shërbimeve (HDB) të EUIPO-së.

Nga 21 nëntori 2022, Enti Shtetëror për Pronësi Industriale (ESHPI) përmes mjetit TMClass të EUIPO-së fillon të përdorë plotësisht Bazën e të Dhënave të Harmonizuara të Produkteve dhe Shërbimeve për regjistrimin e markës tregtare dhe të pranojë të gjitha termet e përfshira në atë bazë të dhënash. Të gjithë termat nga Baza e të Dhënave të Harmonizuara janë përkthyer në gjuhët e të gjitha institucioneve që janë pjesë e HDB-së.

Pasi ESHPI-ja iu bashkua HDB-së, numri i zyrave të pronësisë industriale që përdorin bazën e të dhënave të harmonizuara, jashtë Bashkimit Evropian, u rrit në 26, ndërsa numri i përgjithshëm i zyrave nacionale dhe rajonale të integruara plotësisht në TMClass, duke përfshirë: ARIPO, OAPI, WIPO dhe EUIPO, është 91.

TMclass u mundëson përdoruesve të kërkojnë dhe përkthejnë produkte dhe shërbime në ndonjë/dhe nga ndonjë/nga 44 gjuhët e disponueshme, si dhe të verifikojnë termat sipas Klasifikimit të Nicës.

Miratimi i HDB nga ESHPI-ja është rezultat i Programit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të EUIPO-së me partnerët ndërkombëtarë dhe konkretisht, bashkëpunimit ndërmjet EUIPO-së dhe ESHPI-së.

Për më shumë informacione mund të gjeni në www.euipn.org dhe http://euipo.europa.eu/ec2



22.11.2022