Vendimin për njohjen e së drejtës së përdorimit të treguesit gjeografik të regjistruar mundet të shfuqizohet nëse vërtetohet se kanë pushuar së ekzistuari kushtet për njohjen e së drejtës për përdorimin e treguesit gjeografik të regjistruar të parapara me këtë Ligj.
Në procedurë, me kërkesën për shfuqizimin e vendimit për njohjen e së drejtës për përdorim të treguesit gjeografik të regjistruar, shfrytëzuesi i autorizuar i treguesit gjeografik të regjistruar është i detyruar të dëshmojë se ekzistojnë kushte për njohjen e së drejtës.