Me markë tregtare mbrohet shenja, e cila mund të paraqitet grafikisht dhe që është e përshtatshme për dallimin e mallrave apo shërbimeve të një pjesëmarrësi në qarkullimin e mallrave apo shërbimeve të pjesëmarrësit tjetër në qarkullim.
Me markë tregtare mbrohen shenjat e përshtatshme për dallim siç janë: fjalët, shkronjat, numrat, pikturat, vizatimet, kombinimet e ngjyrave, format tridimensionale, duke përfshirë format e mallrave apo amballazhet e tyre, si dhe kombinimi i shenjave të përmendura më lart.
Fjalët dhe shkronjat mund të shkruhen në cilëndo gjuhë dhe me cilindo shkrim.