| | Sitemap | EN | MK
Enti Shtetëror i Pronësisë Industriale do të fillojë me zbatimin e “CP9”

Enti Shtetëror i Pronësisë Industriale (ESHPI) publikon NJË DOKUMENT PRAKTIK (CP9), për karakterin dallues të markave tre-dimensionale (markat formë) që përmbajnë elemente verbale dhe/ose figurative kur vetë forma nuk është dalluese në vetvete.

Publikimi i dokumentit të praktikës është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të ESHPI-së dheZyrës së Bashkimit Evropian për Pronësi Intelektuale (EUIPO) për gjetjen e gjuhës së përbashkët me kriteret e përfshira në Njoftimin e përbashkët të praktikës së përbashkët për karakterin dallues të markave tre-dimensionale kur vetë forma nuk është dalluese në vetvete (CP9). Dokumenti i praktikës ofron një shpjegim të qartë dhe gjithëpërfshirës të parimeve mbi të cilat bazohet praktika dhe në përgjithësi do të zbatohet nga ESHPI dhe Zyrat e PI-së që janë pjesë e Rrjetit të Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPN).

Ky dokument, i përgatitur në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit ndërkombëtar të ESHPI-së dhe EUIPO-së, synon të rrisë saktësinë, transparencën, sigurinë ligjore dhe parashikueshmërinë në interes të përdoruesve dhe ekzaminuesve nga Zyrat e pronësisë industriale/intelektuale. Dokumenti synohet gjithashtu të jetë një referencë për të gjitha palët e tjera të interesuara.

Dokumenti publikohet me qëllim të njohjes së përdoruesve me praktikën që ESHPI do të zbatojë nga data 01/11/2024.

Dokumenti i praktikës është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë shpjegon kriteret dhe parimet kryesore të praktikës. Pjesa e dytë përmban një shpjegim të qartë dhe gjithëpërfshirës të këtyre parimeve.

Dokumenti është në dispozicion KËTU.

ESHPI gjithashtu ka publikuar dokumentet mbi praktikën.

  • CP3 – Marka dalluese - figurative që përmbajnë fjalë përshkruese/jo dalluese (MK/AL/EN)  
  • CP4 – Fusha e mbrojtjes së markave bardh e zi (MK/AL/EN)  
  • CP5 – Arsyet relative – Mundësia e konfuzionit (ndikimi i komponentëve jo dallues/të dobët (MK/AL/EN)  


01.10.2024