| | Sitemap | EN | MK
Enti Shtetëror i Pronësisë Industriale të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të fillojë me zbatimin e “CP4”

Enti Shtetëror i Pronësisë Industriale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ESHPI) publikon DOKUMENTIN E PRAKTIKËS për fushën e mbrojtjes së markave bardh e zi, i cili përfshin veprimet e ndryshme me markat në bardh e zi dhe/ose nuancat e grisë, në lidhje me prioritetin, arsyet relative për refuzim dhe përdorimin aktual.

Publikimi i këtij dokumenti praktik është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të ESHPI-së dhe Zyrës Evropiane të Pronësisë Intelektuale (EUIPO) për të gjetjen e bazave të përbashkëta me kriteret e përfshira në Deklaratën e përbashkët mbi praktikën e përbashkët në fushën e mbrojtjes së markave tregtare bardh e zi ( PB4).

Ky dokument, i pregatitur në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit ndërkombëtar të ESHPI-së dhe EUIPO-s, synon të rrisë saktësinë, transparencën, sigurinë ligjore dhe parashikueshmërinë në interes të përdoruesve dhe ekzaminuesve nga entet e pronësisë industriale/intelektuale. Dokumenti gjithashtu, ka për qëllim të jetë një referencë për të gjitha palët e tjera të interesuara.

Dokumenti i praktikës ofron një shpjegim të qartë dhe gjithëpërfshirës të parimeve, mbi të cilat bazohet praktika dhe në përgjithësi do të zbatohet nga ESHPI dhe Zyrat e PI, që janë pjesë e Rrjetit të Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPN). 

Dokumenti publikohet me qëllim të njohjes së përdoruesve me praktikën që ESHPI do të aplikojë nga data 01/10/2022.

Dokumenti i praktikës është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë shpjegon kriteret dhe parimet kryesore të praktikës. Pjesa e dytë përmban një shpjegim të qartë dhe gjithëpërfshirës të këtyre parimeve.

Dokumenti është në dispozicion KËTU.


ESHPI gjithashtu ka publikuar edhe dokumentin mbi praktikën:

  • CP3 – Dallueshmëria – Marka figurative që përmbajnë fjalë përshkruese/jo dalluese (AL).

 



01.09.2022