| | Sitemap | EN | MK
Klasifikimi Ndërkombëtar i Patentave

Patentat  klasifikohen sipas përmbajtjes teknike të shpikjes në grupe dhe nëngrupe sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Patentave (IPC). Klasifikimi përfshin tetë fusha teknike të shënuara  me shkronja (prej A deri H)  të ndara në nëngrupe të cilat më tej ndahen në klasa dhe nënklasa.

Është mirë që vet aplikuesi ,gjatë aplikimit të përcakton klasifikimin e shpikjes.

Por në qoftë se nuk është në gjendje ta bëj këtë,atëherë klasifikimin e përcaktojnë ekzaminuesit e Entit. E gjithë përmbajtja e klasifikimit në gjuhën angleze dhe franceze mund të gjendet në faqen e internetit të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale WIPO.

 

Publikuar më 03.09.2013