Procedurën për pranimin e të drejtës së një patente mund ta iniciojë shpikësi (personi fizik që e krijoi shpikjen me punën e tij krijuese) dhe pasardhësi i tij ligjor (person fizik apo juridik të cilit njohja e të drejtës së patentës i është bërë në bazë të ligjit, punës ligjore, trashëgimisë ose vendimit gjyqësor).
Nëse shpikja është produkt i punës së përbashkët të më shumë shpikësve, atëherë e drejta për të filluar procedurën për dhënien e patentës u takon të gjithë shpikësve ose pasardhësve të tyre ligjor.
Punëdhënësi konsiderohet si pasardhës ligjor i shpikësit kur në bazë të ligjit ose kontratës për punë i takon e drejta të marrë një patentë për një shpikje të krijuar në kohë dhe vend të punës.
Nuk konsiderohet shpikës ai i cili në krijimin e shpikjes ka ofruar vetëm asistencë teknike.