Përfaqësuesit e Entit Shtetëror për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për nder të bashkëpunimit të gjatë me "Narodna Tehnika" dhe "Shoqatën e Shpikësve dhe Autorëve të Avancimeve Teknike – SPATUM", morën pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Shpikjeve dhe Inovacioneve 45 Makinova dhe 22 Ekonova 2024, e cila u mbajt nga data 8 deri më 10 nëntor, në shkollën e mesme profesionale "Kole Nedellkovski" në Veles.
Manifestimi u zhvillua nën patronazhin e Presidentes së RMV-së, zonjës Gordana Siljanovska-Dafkova, e cila në hapje mbajti një fjalim përshëndetës, dhe në prani të Kryeministrit të Qeverisë së RMV-së, z. Hristian Mickoski, të cilët plotësisht arsyetuan pritshmëritë dhe afirmuan nivelin e lartë të kësaj ngjarjeje unike në fushën e inovacioneve tekniko-teknologjike.
Delegacioni i ESHPI-së u udhëhoq nga drejtori i Entit, z. Eljesa Neziri dhe z. Ali Asani. Tradicionalisht, Enti merr pjesë me një përfaqësues nga institucioni, zonjën Irena Daneva, në Komisionin Vlerësues të Ekspozitës, ku u përzgjodhën Shpikjet sipas kritereve të caktuara dhe më pas, në një arbitrazh profesional me të gjithë anëtarët e komisionit, u ndanë çmimet.
Struktura e kësaj Makinove dhe Ekonove, si dhe mesazhi i Kryeministrit Mickoski, u përcollën më së miri në fjalimin e tij. Ai iu drejtoi veçanërisht shpikësve të rinj, duke dhënë fjalë inkurajuese për arritjet e mëtejshme, besimin në punën e tyre dhe veçanërisht theksoi angazhimin e atyre më të përkushtuarve, për të cilët tha se në fund, suksesi është i garantuar.
Në ngjarje morën pjesë edhe mysafirë të tjerë të shquar nga Qeveria dhe institucionet përkatëse, përfshirë z. Aleksandar Nikolloski, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Transportit, dhe zonjën Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës, të cilët nga këndvështrimi i tyre prezantuan pjesëmarrjen e tyre në Makinova dhe Ekonova të këtij viti, duke theksuar me një vlerësim të përbashkët se po merrnin pjesë në një ngjarje prestigjioze në fushën e teknologjisë dhe shpikjeve, e cila ka të gjitha atributet pozitive.
Në këtë ngjarje, Enti shpërndau pesë çmime Diplomë me një shumë parash prej 5000 MKD, në kategoritë: Patent i Aplikuar, Shpikëse Grua dhe Shpikës i Ri.
- Në kategorinë e Patentit të Aplikuar, çmimi iu dha Shpikësve Emilija Toshiq dhe Nina Mlladenoviq për shpikjen e tyre "Procedurë për përcaktimin e depërtueshmërisë së materialeve tekstil me model të inteligjencës artificiale përmes përpunimit dhe analizës së imazheve dhe përpunimit të gjuhës natyrore".
- Në kategorinë e Shpikëses Grua, çmimi iu dha Shpikëses Daniella Korçovska për Shpikjen e saj "Djath i nxehtë me shtesa."
- Në kategorinë e Shpikësit të Ri, këtë vit Enti ndau tre Çmime, dhe ato ishin:
- Shpikësi Mirçe Damjanovski mori çmimin për Shpikësin e Ri për shpikjen e tij "Pajisje për shuarjen e zjarrit".
- Shpikësit Filip Milevski dhe Serdar Cvetkov u nderuan me Çmimin për Shpikës të Rinj për shpikjen e tyre "GLADe".
- Për shpikjen "Syze për njerëz të verbër me AI," shpikësja Jovana Ackovska mori Çmimin për Shpikësin e Ri.
Në pjesën përfundimtare u ndanë edhe falënderime për pjesëmarrësit nga institucionet që dhanë kontribut në organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.