| | Sitemap | EN | MK
Mapping investors for European innovators

Të nderuar,

Enti Shtetëror për Pronësi Industriale, përmes Organizatës Evropiane të Patentave (EPO), ju informon se Observatori i Patentave dhe Teknologjisë i EPO-së, së fundmi ka lançuar studimin  "Mapping investors for European innovators".

Qëllimi i këtij programi është përmirësimi i aksesit në mjetet financiare për inovatorët evropianë, me fokus të veçantë te shpikësit, startup-et, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe universitetet. Me menaxhimin e duhur të të drejtave të pronësisë industriale, mund të shfrytëzohen mjetet financiare që janë të disponueshme në linkun e Organizatës Evropiane të Patentave (EPO). Njohja dhe përdorimi i duhur i pronësisë industrial PI nga ana e inovatorëve mund të sigurojë financim dhe zgjerim të mundësive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, startup-et dhe universitetet, duke përdorur në mënyrë efektive patentat.

Si shtesë për studimin "Mapping investors for European innovators", Deep Tech Finder (një mjet për lidhjen e bizneseve me informacionet për patentet), i themeluar nga EPO, paraqet një filtër të ri që i ndihmon startup-et, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe universitetet të gjejnë investitorët më të përshtatshëm për profilin e tyre të kompanisë, bazuar në kritere të tilla si mënyra e financimit, fusha teknologjike dhe vendi i interesit.

Studimi "Mapping investors for European innovators" ka për qëllim forcimin e mundësive të financimit për startup-et e drejtuara nga teknologjia në Evropë. Ai prezanton rezultatin e investimeve teknologjike (TIS), një metrikë e re që identifikon investitorët e specializuar për kompani teknologjike, duke marrë parasysh kontributin nga kompanitë që zotërojnë patente. Duke përdorur këtë studim, ofrohet një hartë e detajuar e investitorëve teknologjikë të specializuar, të disponueshëm për startup-et evropiane, dhe shqyrton faktorët kritikë që formësojnë konkurrencën evropiane.

Në faqen e internetit të Organizatës Evropiane të Patentave (EPO), mund të gjeni Programin për financimin e inovacioneve nga Observatori i Patentave dhe Teknologjisë.

Faqja e EPO-së ofron informacione të dobishme për t'u mundësuar startup-eve dhe investitorëve të përdorin në mënyrë efektive patentet për financimin e inovacioneve.

"Të gjitha materialet janë dhënë në lidhjet më poshtë:"

Full study
Executive summary
Observatory on Patents and Technology
Financing innovation programme
Deep Tech Finder



04.03.2025