| | Sitemap | EN | MK
Metoda e ekzaminimit dhe pranimit të patentës

Pas dorëzimit të aplikimit për pranimin e të drejtës së patentës në Entin shtetëror për pronësi industriale,  shqyrtohet rregullsia e aplikimit, nëse aplikimi i ka të gjithë përmbajtjet e parashikuara me ligj:-Kërkesë për pranimin e patentës-emrin apo titullin dhe vendbanimin ose selin e aplikantit-përshkrimin e shpikjes dhe një ose më shumë pretendime

Nëse aplikimi  është në rregull, Enti përcakton datën e dorëzimit të aplikimit me çka aplikanti fiton të drejtën e përparësisë.Aplikimi më pas regjistrohet në regjistrin e aplikimeve për patentë.Pasi që e gjithë procedura e mësipërme ka përfunduar, ekzaminuesit e Entit shtetëror për pronësi industriale aplikimet e paraqitura si më poshtë:

Së pari, formalisht ekzaminohet aplikimi me çka përcaktohet nëse është paguar tarifa e caktuar, nëse është dorëzuar përkthimi  në qoftë se aplikimi është në gjuhë të huaj, vizatimet si dhe autorizimi i duhur për përfaqësim në qoftë se aplikimi paraqitet nëpërmjet një përfaqësuesi (agjenti profesional).

Nëse kushtet janë plotësuar, atëherë kalohet në fazën e ardhshme të ekzaminimit në të cilën  kontrollohet nëse aplikimi ka të gjitha pjesët përbërëse që një aplikim duhet ti ketë dhe të kontrollohet (nga përshkrimi, pretendimet dhe vizatimi) nëse aplikimi është subjekt i një shpikjeje që mund të mbrohet me patent.

Në rast të mangësive, Enti  me shkrim do ta njoftojë aplikuesin për të korigjuar të njëjtën.Nëse të gjitha kushtet janë plotësuar, Enti merr vendim dhe fton aplikuesin që të paguaj tarifën e publikimit të patentës dhe   lëshimit të çertifikatës së patentës.

Pasi këto tarifa të paguhen, Enti sjell vendim për pranimin e të drejtës së patentës  dhe në mënyrë adekuate do të informoj bartësin e së drejtës. Të dhënat nga vendimi publikohen në Gazetën Zyrtare të Entit.

 

 

Publikuar më 02.09.2013