| | Sitemap | EN | MK
Zgjatja e afateve për procedurën

Gjatë shqyrtimit të aplikimit për patentë, ekzaminuesit e patentës mund të shohin se aplikimi nuk është i plotë dhe të ju ftojnë për të rregulluar atë (për të dorëzuar dokumente shtesë, për të kryer korrigjimin e përshkrimit, pretendimeve, vizatimit) me çka ju jeni të detyruar të përgjigjeni brenda një periudhe të caktuar  e cila është e parashikuar me Ligjin e Pronësisë Industriale.

Në qoftë se nuk përgjigjeni në afatin e caktuar,  mund të ndërpritet procedura, të refuzohet aplikimi tuaj, etj.

Nëse ju nuk jeni në gjendje të përgjigjeni brenda afatit të caktuar dhe keni  një arsye të logjikshme, shpjegimi duhet të dorëzohen në Zyrë (përpara përfundimit të afatit) për  vazhdimin e procedurës.

Gjithashtu, duhet në kohë të paguhen taksat vjetore që janë të parapara për ripërtëritjen e patentës.Nëse ndodh që Zyra të refuzojë aplikimin tuaj për patentë (për shkak të mos reagimit në kohë), mundeni, gjatë procedurës, të kërkoni kthimin e aplikimit në gjendjen e mëparshme.

  

Publikuar më 02.09.2013