| | Sitemap | EN | MK
Aplikimi për patentë

Në momentin që ju vendosni shpikjen tuaj ta mbroni me patentë, veprimi i parë që ju duhet marrë është që të paraqitni një aplikim i cili përbëhet nga:- Kërkesa për pranimin e te drejtës  së patentës në formularin DZIS-P1, format A4, në tri kopje;- përshkrimi i shpikjes;- një ose më shumë pretendime;- përmbledhje e shkurtër të esencës së shpikjes (abstrakt);-  vizatim (nëse është e nevojshme) në të cilin referohen përshkrimi dhe pretendimi.

Gjithashtu, me aplikimin dorëzohen dhe pjesë tjera dhe shtojca të tilla si:-  përkthimi në gjuhën maqedonase, nëse aplikimi paraqitet në gjuhë të huaj;- dëshmi për tarifën e paguar administrative dhe dëshmi mbi të cilat është e bazuar ulja e tarifës në qoftë se ka bazë për të;- autorizim i përfaqësuesit në qoftë se aplikimi paraqitet nëpërmjet një përfaqësuesi;-

Të dhënat për aplikuesit tjerë dhe një deklaratë për përfaqësues të përbashkët, nëse aplikimi paraqitet nga më shumë aplikantë;- të dhëna për shpikës të tjerë;- deklaratë nga shpikësi, nëse ai nuk dëshiron të identifikohet në aplikim;- dëshmi për të drejtën e prioritetit nëse kërkohet një gjë e tillë;- prova për depozitimin e materialit të gjallë biologjik ose materialit mikrobiologjik nëse i njëjti është i nevojshëm për të përshkruar shpikjen;- listë të sekuencave nukleotide ose sekuencave aminoacidike nëse aplikimi përmban zbulimin e një ose më shumë nukleotideve dhe/ose sekuenca aminoacidike.

Të gjitha këto pjesë tjera dhe shtojca duhet të përmbajnë nënshkrimin dhe vulën e aplikantit ose përfaqësuesit, nëse aplikimi paraqitet nëpërmjet një përfaqësuesi.

 

Publikuar më 02.09.2013