| | Sitemap | EN | MK
Shfuqizimi i vendimit për regjistrimin e të së drejtës

Vendimi për regjistrimin e së drejtës së përdorimit të treguesit gjeografik të regjistruar mund të shfuqizohet:

  • me detyrë zyrtare;
  • me kërkesë të personit të interesuar ose me propozim të prokurorit publik.

Kërkesa për shfuqizimin e vendimit për regjistrimin e të së drejtës së përdorimit  paraqitet me shkrim në Ent dhe është I detyruar t’i parashtrojë argumentet e duhura. 

Nëse paraqitësi i kërkesës për shfuqizim të vendimit për regjistrimin e të së drejtës së përdorimit të treguesit gjeografik të regjistruar gjatë procedurës heqë dorë nga kërkesa, Enti mund të vazhdojë procedurën zyrtarisht.

Personit i cili është regjistruar si përdorues i autorizuar në regjistrin përkatës i pushon e drejta për përdorim të treguesit gjeografik të regjistruar ditën e ardhshme nga dita e aktvendimit të plotëfuqishëm për shfuqizimin e kësaj të drejte.

 

Publikuar më 02.09.2013