| | Sitemap | EN | MK
INTA 2025

Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale në RMV, Eljesa Neziri, po merr pjesë në takimin vjetor “INTA 2025” në San Diego, SHBA, që po mbahet nga 17 deri më 21 maj.

Ky forum global mbledh përfaqësues të institucioneve homologe dhe profesionistë të fushës së markave tregtare nga 144 shtete. Pjesëmarrja e drejtorit Neziri ofron mundësi për shkëmbim përvojash, bashkëpunim ndërkombëtar dhe avancim të praktikave në mbrojtjen e pronësisë industriale.



22.05.2025