Nga data 5 deri më 8 tetor 2026, u mbajt Kampi Rajonal për të Rinjtë në fushën e Pronësisë Intelektuale – Kreativiteti, Inovacioni dhe Sipërmarrja (Regional IP Youth Camp), i organizuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për pronësinë industriale nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Republikën e Maqedonisë së Veriut e përfaqësoi znj. Fevzije Mjaki Uzairi, Ekzaminere e Markave Tregtare në Entin për Pronësi Industriale, përmes së cilës u mundësua realizimi i programit dhe pjesëmarrja e institucionit në këtë aktivitet rajonal.
Aktiviteti u hap me fjalët përshëndetëse të znj. Maria Solis Kapedani, Drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë, z. Habib Asan, Drejtor i Divizionit për Vendet në Tranzicion dhe Vendet e Zhvilluara (TDC) pranë WIPO-s, si dhe të znj. Fevzije Mjaki Uzairi dhe znj. Iva Krgovic, Këshilltare e Lartë në Drejtorinë për Tregun e Brendshëm dhe Konkurrencën të Malit të Zi.
Kampi kishte për qëllim promovimin e pronësisë intelektuale si nxitës të kreativitetit, inovacionit dhe sipërmarrjes, duke forcuar lidhjet ndërmjet të rinjve nga Ballkani Perëndimor dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe ndërtimin e një vizioni të përbashkët për të ardhmen.