Enti Shtetëror për Pronësi Industriale i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Qendrës së saj PATLIB, është pjesë e rrjetit të qendrave PATLIB që funksionojnë në kuadër të Organizatës Evropiane të Patentave (EPO).
Me kënaqësi ju informojmë se:
Ky seminar ka për qëllim t’u ndihmojë menaxherëve universitarë të identifikojnë sfidat kryesore gjatë zhvillimit të një strategjie efektive për menaxhimin e pronësisë intelektuale (në tekstin e mëposhtëm PI).
Gjatë sesioneve do të përfshihen temat:
- Hartimi i politikave për menaxhimin e rezultateve të kërkimeve;
- Mënyrat e komercializimit të inovacioneve shkencore të mbrojtura me PI, përmes bashkëpunimit me industrinë dhe krijimit të kompanive spin-off universitare; Prezantimi i studimeve të rasteve nga universitete me strategji të suksesshme për PI.
Seminari është i dedikuar për:
- Menaxherë universitarë;
- Studiues;
- Punonjës në zyrat për transferimin e teknologjisë;
- Palë të tjera të interesuara nga komuniteti akademik.
Datat e mbajtjes së sesioneve:
- E enjte, 27 nëntor 2025, ora 10:00–11:30 (koha qendrore evropiane)
- E martë, 2 dhjetor 2025, ora 10:00–11:30 (koha qendrore evropiane)
- E enjte, 4 dhjetor 2025, ora 10:00–11:30 (koha qendrore evropiane)
Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të shkëmbyer përvoja dhe ide mbi përmirësimin e menaxhimit të pronësisë intelektuale në sektorin akademik.
Për më shumë informacion dhe regjistrim, ndiqni linkun më poshtë:
IP strategies for universities