| | Sitemap | EN | MK
Aplikoni tani për mbështetje në Programin e Mbështetjes së Kandidatëve për rrudhëtimin tuaj në Provimin Kualifikues Evropian

Programi i Mbështetjes së Kandidatëve (CSP), i organizuar nga Zyra Evropiane e Patentave në bashkëpunim me zyrat nacionale të patentave të shteteve anëtare të saj, mbështet avokatët aspirantë të patentave evropiane në përgatitjen për Provimin Kualifikues Evropian (EQE).

Programi është hartuar për të ndihmuar në ndërtimin e një profesioni patentash më gjithëpërfshirës dhe të larmishëm, duke përmirësuar përfaqësimin gjeografik dhe balancën gjinore, ndërkohë që u ofron kandidatëve të motivuar mbështetjen që u nevojitet për të kaluar të pesë provimet EQE dhe për t'u kualifikuar si përfaqësues profesional para EPO-së.

Kush mund të aplikojë?

Mund të aplikoni nëse:

- Dëshironi të jepni provimin EQE dhe jeni të vendosur t'i kaloni provimet në mënyrë progresive

- Gati për të ndjekur një program përgatitor tre-vjeçar, që mbulon udhëtimin e mëposhtëm EQE:

- Prova F në vitin 2027

- Provat M1 dhe M2 në vitin 2028

- Provat M3 dhe M4 në vitin 2029

- Të interesuar të jeni pjesë e ish-studentëve të Programit Mbështetës së Kandidatëve (CSP) dhe të kontribuoni në mbështetjen e kandidatëve të ardhshëm dhe promovimin e profesionit.

Çfarë mbështetjeje do të merrni?

Nëse zgjidheni, do të merrni mbështetje CSP, e cila mund të përfshijë:

- Mbështetje gjithëpërfshirëse CSP, duke përfshirë trajnime me cilësi të lartë, udhëzime nga avokatë me përvojë të patentave evropiane dhe mbështetje financiare; ose

- Mbështetje e plotë e tarifës EQE që mbulon tarifën e regjistrimit dhe tarifat e provimit për të pesë provimet EQE, për nga një provim për secilin provim.

Sa vende janë të disponueshme?

Sipas kuadrit aktual, Enti Shtetërore i Pronësisë Industriale e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të nominojë:

- deri në katër kandidatë për mbështetjen gjithëpërfshirëse të CSP-së, dhe

- deri në gjashtë kandidatë për mbështetjen e plotë të tarifës EQE.

Si të aplikoni?

Periudha e aplikimit për CSP EQE 2027-2029 është nga:

20 Prilli 2026 (09:00 CET) deri më 31 Maj 2026 (18:00 CET)

Gjatë kësaj periudhe, ju duhet të

- njiheni me kushtet e pjesëmarrjes: Linku për dokumentin e kushteve,

- plotësoni dhe dorëzoni formularin e aplikimit online të CSP (i disponueshëm vetëm brenda dritares së aplikimit).

Aplikimi juaj duhet të përfshijë:

- Vërtetim të qëndrimit të përhershëm

- Letër motivimi

- Curriculum Vitae (CV)

- Letër mbështetjeje nga punëdhënësi juaj

- Vërtetim të regjistrimit për EQE 2027 Pjesa F

 

Datat kryesore

- Afati i fundit për aplikim: 31 maj 2026

- Rezultatet e përzgjedhjes: deri më 10 korrik 2026

- Fillimi i programit (p.sh. trajnimi dhe këshillimi): Tetor 2026

- Pjesa F e EQE: 1 Mars 2027



20.04.2026