| | Sitemap | EN | MK
PATENTI I VITIT 2017

26 prillin, Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale, Enti Shtetëror për Pronësi Industriale i Republikës së Maqedonisë e shënoi me ceremonin tradicionale "Patent i Vitit - 2017". Në këtë manifestim pjesëmarrës ishin shpikës, agjentë të PI dhe përfaqësues të tjerë të cilët janë në mënyrë direkte apo indirekte, të përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Në fjalën hyrëse, Drejtori i Entit Dr. Safet Emruli, iu drejtua të pranishmive duke u paraqitur aktivitetet e fundit të Entit në fushën e pronësisë industriale, aktivitetet e ardhshme që do të ndërmerren për të përmirësuar punën e Entit, si dhe aktivitetet që Enti do ti ndërmarrë në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë dhe përfitimet e pronësisë industriale.

Çmimi tradicional "Patent i Vitit - 2017" ju dha shpikësit Viktor Nastev, për shpikjen "Pajisje me lëvizje elektrike ose pneumatike me mekanizëm të palosshëm për inicimin të uljes së shpejtësisë të automjeteve". Të pranishmive iu drejtua shpikësi, z Nastev duke paraqitur shpikjen e tij dhe zbatimin e tij.

Gjithashtu në këtë manifestim u dhanë edhe çmimet e shpikëseve të Maqedonisë të cilët kanë marrë pjesë në Ekspozitën ndërkombëtare të grave shpikëse "KIWIE 2017".

Publikuar më 02.05.2018