Më 18 Dhjetor 2006 në hotelin Aleksandar Pallas nën organizim të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale u mbajt manifestimi tradicional i 13-të “Patent i Vitit” për vitin 2006. Në këtë manifestim prezent ishim ministra, deputet, përfaqësues të trupit diplomatik në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues nga sektori privat, numër i madh i përfaqësuesve, shpikës, etj. Të pranishmëve iu drejtua z.Bajram Ameti drejtor i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale dhe z.Imer Selmani zëvendës kryeministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Çmimin shpikje më e mirë apo Patent i Vitit 2006 iu nda fituesve të Medaljes së Artë nga IENA2006 shpikësve Ivan Mickovski dhe Hristijan Mickovski për shpikjen “Marsh automatik i vazhdueshëm me presion të ajrit tek cilindrat frenues të mjeteve hekurudhore të tipit IHM”. Çmimin e ndau z.Imer Selmani zëvendës kryeministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Shpikësve iu nda edhe një dhuratë në vlerë prej 100.000,00 denarë.
Zotëri Mickovski falënderoi Entin për çmimin si dhe mbështetjen për prezantimin konsistent të shpikje së tij në panairin IENA. Z. Mickoski shpreson se shpikja do të gjen aplikim në praktikë dhe do të gjejnë realizimin e saj në shtet. Në kuadër të manifestimit u dhanë çmime nga pjesëmarrja në ekspozitën ndërkombëtare "Ide-Shpikje-Produkte të reja-IENA2006".
Poashtu u dhanë edhe tre çmimet të konkursit për dizajnin më të mirë për çmimin "Patent i vitit" që me rastin e 26 Prillit Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale shpalli Enti në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. U shpërblyen nxënësit e mëposhtëm: i pari Bojan Nikolovski, nxënës në shkollën e mesme kimike"Marie Kiri Sklodovska" nga Shkupi, çmimin në vlerë prej 30.000,00 denarë për dizajnin"Njeri-Ide" , i dyti Krume Dimov, nxënës në shkollën "Kiro Spanxhov – Brkot” nga Kavadari çmim me vlerë prej18,000.00 denarë me dizajnin " Statujë " dhe i treti Slavce Tanevski, nxënës në SHMSH"Rade Jovcevski-Korçagin "nga Shkupi, çmim me vlerë prej 12,000.00 denarë për dizajnin "Lënda me burim" .Për plotësimin e atmosferës festive u kujdes violinist Xhorlev me shoqërin e tij me muzikë nga një shumëllojshmëri të kulturave dhe etnive të ndryshme.