| | Sitemap | EN | MK
Patent i Vitit 2008 “Inkubator për kultivim qelizor me ajër jonizues”

Më 3 dhjetor 2008 në hotelin “Aleksandar Palace“ nën organizim të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale u mbajt manifestimi tradicional “Patent i Vitit” për vitin 2008. Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale si pjesë e manifestimit ishte ratifikim i konventës Evropiane të Patentave. Manifestimi u hap me fjalime përshëndetëse nga z-nj.Svetlana Jakimovska nënkryetare e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë dhe z.Safet Emruli drejtor i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë.
Në këtë manifestim prezent ishim ministra, deputet, përfaqësues të trupit diplomatik në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues nga sektori privat, numër i madh i përfaqësuesve, shpikës, etj.

Ceremonia oficiale filloi me prezantimin dhe shpërndarje e çmimeve shpikësve të Maqedonisë, shpikjet e të cilëve ishin ekspozuar në Panairin Ndërkombëtar për ide, shpikje dhe produkte të reja – IENA2008, e cila u mbajt në nga 30 Tetor deri më 2 Nëntor në Nuremberg të Gjermanisë. Çmimi për shpikjen më të mirë apo çmimin “Patent i viti 2008” shkoi tek shpikësja d-r.Liljana Simjanovksa për shpikjen “Inkubator për kultivim qelizor me ajër jonizues” e cila ishte fituese e: medaljes së artë nga ana e jurisë profesionale ndërkombëtare e panairit IENA2008, për kontributin e shquar në sferën e shkencës mori medalje të artë me diplomë nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Shpikësve –IFIA, dhe Kupë të Artë me diplomë nga Shoqata Ndërkombëtare Ruse për Bashkëpunim Shkencoro-Teknik.
Gjithashtu u ndanë çmime jubilare për promovim të merituar të pronësisë industriale në Republikën e Maqedonisë, në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale edhe atë për: z.Ognjan Blagoev udhëheqës sektori në Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, z-nj. Sofija Todorova profesoreshë në Universitetin “ Shën Qirili dhe Metodi”-Shkup dhe z.Abdulmenaf Bexheti profesor në Universitetin e Evropës Juglindore-Tetovë.

Në kuadër të programit u prezantua edhe historia e 15-të viteve të punës dhe aktiviteteve të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale që dalin në kuadër të mbrojtjes së pronësisë industriale në përputhje me rregulloret ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare e me referencë të veçantë për të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga pranimi i Republikës së Maqedonisë në Konventën Evropiane të Patentave e cila do të hyjë në fuqi prej më 1 Janar 2009.

Ky eveniment u mbyll me fjalimet solemne që si porosi kishin bashkëpunimin, afirmimin e çështjes së pronësisë industriale dhe urimet nga ana e përfaqësuesve të lartë të Organizatës Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale - WIPO, Organizata Evropiane e Patentave – EPO dhe Zyrat për pronësi industriale dhe intelektuale të rajonit.

 

Publikuar më 08.12.2008