Prej datës 20 Prill, 2015, Enti shtetëror për pronësi industriale e Republikës së Maqedonisë, Instituti për pronësi intelektuale të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Zyra për pronësi intelektuale të Republikës së Serbisë, u integruan në TMclass.
Integrimet e fundit sjellin në total gjithsej 45 zyra kombëtare në këtë vegël, duke përfshirë këtu edhe zyrat e OHIM, WIPO dhe OAPI.
TMclass tani u ofron përdoruesve mundësinë për të kërkuar dhe të përkthyer terma prej dhe në 34 gjuhë nga lista e gjuhëve në dispozicion, duke përfshire gjuhën maqedonase dhe sërbe në cirilik dhe gjuhën boshnjake.
Këto integrime të suksesshme janë rezultat i përpjekjes së përbashkët dhe bashkëpunimit në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të udhëhequr nga OHIM në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtarë.