| | Sitemap | EN | MK
ESHPI festoi 20 vjetorin e themelimit

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale dhe miratimi i Ligjit për pronësi Industriale u mbajt një konferencë me temë ” Krijimi i tregjeve nga rezultatet e kërkimeve”.

Konferenca u mbajt më 29 nëntor 2013 në Muzeun e Luftës të Maqedonisë në Shkup.
Në konferencë morën pjesë Z.Stiv Tom, këshilltar në kabinetin e Z.Fransis Gari, Drejtori i Përgjithshëm i OBPI dhe znj. Silvija Trpkovska, përgjegjëse për bashkëpunimin e Republikës së Maqedonisë me OBPI; Z. Vim Van der Eijk, zëvendës kryetar i EPO-së dhe bashkëpunëtorët e tij Georg Artelsmair dhe Mina Nikollova-Kres përgjegjës për bashkëpunimin e Republikës së Maqedonisë me EPO-në; dhe drejtorët e Enteve të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kosovës, Sërbisë, Rumanisë dhe Kroacisë.

Hapjen e konferencën e bëri Z. Ançe Trifunov, sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë i cili informoi të pranishmit në lidhje me programet e qeverisë dhe dokumentet strategjike për të mbështetur inovacionet, sipërmarrjet dhe konkurrencën si dhe për politikën e Qeverisë për mbështetje të kapaciteteve kërkimore të universiteteve në shtet. Ai u bëri thirrje shteteve pjesëmarrëse që të thellojnë bashkëpunimin në fushën e pronësisë intelektuale.

Z. Safet Emruli, drejtor i Entit në fjalimin e tij për të ftuarit prezantoi vizionin për ngritjen dhe zhvillimin e ardhshëm të Entit. Ai vuri në dukje sfidat në të cilat janë Entet në drejtim të njohjes së të drejtave të pronësisë industriale të harmonizuar mbikombëtarisht. Ai gjithashtu iu referua bashkëpunimit me Entet në rajon dhe shprehë gatishmërinë për të filluar dhe për të mbështetur çdo iniciativë për shtetet për promovim dhe zbatimin e rezultateve të universiteteve kërkimore.

Fjalim rasti kishte edhe Z. Stiv Tom nga Organizata Botërore për Pronësi Intelektuale i cili u rikthye në Video Mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm, z Fransis Gari i cili me këtë rast u ishte dërguar Entit dhe z Safet Emrulit. Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi me Entin duke theksuar meritat e veçanta të Entit në këtë bashkëpunim.

Z. Vim Van der Eijk, zëvendës president i EPO-së njoftoi të pranishmit për rolin e universiteteve në sistemet kombëtare të inovacionit, arritjet e fundit të EPO-së, dhe bashkëpunimi me Republikën e Maqedonisë. Në fund ai konkludoi se sistemi i pronësisë intelektuale nuk është një qëllim në vetvete por që ti shërbejë industrisë, shkencëtarëve dhe studiuesve me qëllim të arritjes së të mirës së përbashkët ekonomike. Ai u bëri thirrje pjesëmarrësve që të bashkëpunojnë për të arritur këtë qëllim.

Ligjerata me temë " Krijimi i tregjeve nga rezultatetet e kërkimit" për të treguar situatën në Republikën e Maqedonisë mbajti z Atanas Koçov, dekan i Fakultetit të Maqinerisë. Në prezantimin e tij, ai dha një pasqyrë të legjislacionit dhe vendosjen e qendrave për hulumtime në Maqedoni. Theks i veçantë i është dhënë mbështetjes së cilës Fakulteti i Maqinerisë në Shkup e ka realizuar në kuadër të projekteve për të mbështetur kërkimet e fakultetit. Ai gjithashtu iu referua bashkëpunimit të vendeve pjesëmarrëse në konferencë.

Përfaqësues të pranishëm të Enteve në rajon kontribuan për gjendjen në vendet e tyre .



03.12.2013