| | Sitemap | EN | MK
ESHPI lëshoi në përdorim web faqen e re

ESHPI vuri në funksion web faqen e re e cila ka një dizajn të ri dhe një qasje të thejshtë gjatë përdorimit. Gjithashtu përpos faqes së re vuri në funksion edhe një motor të ri kërkimi për patenta, marka tregtare dhe dizajn industrial.

Veçorite e reja të faqes

Në këtë faqe të re janë përdorur teknologjitë dhe modelet e fundit për zhvillim të softverit, të cilat janë:

Responsive web design, teknologji e cila mundëson ndërtimin e web faqeve të cilat shumë lehtë adaptohen me madhisitë e ekraneve të pajisjeve të ndryshme kompjuterike, siç jane kompjutorët personal, laptopët, tabletët, telefonat e mençur etj, që do të thotë që përmbajtja e faqes paketohet në atë mënyrë që të duket sa me bukur në ekranin respektiv.

Dizajni është i thjeshtë dhe intuitiv. Menyja kryesore qendron lartë, menyja në krahun e majtë shërben si filter i përmbajtjes dhe menyja në krahun e djathtë shërben për linqet të cilat më shpesh përdoren, dhe ne mes shkon permbajtja.

Integrimi me rrjetet sociale - poshtë menyse kryesore në anën e djathtë janë të vendosura butonat të cilat mundësojnë shpërndarjen e faqes më të gjitha rrjetet sociale, email, apo të printohet duke klikuar print butonin. Përdoruesit e rrjeteve sociale tani mund të ndjekin aktivitetet e ESHPI në Facebook, Twitter, Youtube apo duke përdoru RSS kanalin tonë të lajmeve.

Integrimi me Google Maps - Google maps janë të integruara për të naviguar adresat më shpejte dhe më lehtë. Në rastin konkret janë të përdorura për listën e përfaqësuësve të regjistruar para ESHPI të cilët tani mund të navigohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë në faqe në seksionin dedikuar tyr. Të gjithë përfaqësuesit të cilat kanë adresë të regjistruar në google maps, u çfaqet edhe pjesa e hartës që tregon lokacionin e saktë të tyre.

RSS kanali - gjithashtu është i integruar, dhe për momentin është vetëm për sekcionin e lajmeve.

Motori i ri i kërkimit - për patenta, marka tregtare dhe dizenjo industriale, në të cilin janë të incorporuara operator të ri siç janë, =, >, <, >=, <=, LIKE, AND, OR të cilët ndihmojnë përdoruesin të ndërtojë kërkime më komplekse dhe më precize. Rezultatet e kërkimit tani mund të eksportohen në ne Excel dhe Word dokumente, ose të printohen duke klikuar butonin print.

Pamja e detajuar e një lënde në veçanti tani ka një rrjedhshmëri tabelare në çfaqjen e informacioneve. Fotografite janë më të mëdha dhe më të lexueshme. Pamjet e detajuara të lëndëve gjithashtu mund të shpërndahen me rrjetet sociale, email etj.

I nderuar lexues, ne e vlersojmë shumë mendimin tuaj, dhe në rast se gjeni ndonjë gabim, faqja, apo motori i kërkimit nuk punon dhe performon siç duhet, apo gabim në të dhëna ju lutemi na dërgoni feedback, dhe ne do të bejmë intervenimet e duhura për të korigjuar atë.



16.10.2013