| | Sitemap | EN | MK
Thirrje për aplikime – Çmimi për Shpikësit e Rinj 2027 (Young Inventors Prize 2027)
Ke një ide apo një shpikje që mund të kontribuojë në zgjidhjen e sfidave globale të qëndrueshmërisë? 
Young Inventors Prize 2027, organizuar nga Zyra Evropiane e Patentave (EPO), ka hapur thirrjen për nominime dhe fton studentët, të sapodiplomuarit, inovatorët e rinj dhe sipërmarrësit nga e gjithë bota të bëhen pjesë e këtij çmimi prestigjioz. 
- Aplikimet janë të hapura për kandidatë nga e gjithë bota. 
- Nuk është e nevojshme që shpikja të jetë e patentuar. 
- Afati i fundit për aplikime : 30 shtator 2026. 
Enti Shtetëror për Pronësi Industriale inkurajon të gjithë të rinjtë me ide dhe shpikje inovative të aplikojnë dhe të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në këtë iniciativë ndërkombëtare. 
Mësoni më shumë dhe aplikoni: 


27.07.2026