Më 04 gusht të vitit 2010 në vizitë të Entit Shtetërorë për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë qëndroi një delegacion i lartë i Zyrës për Pronësi Industriale të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga z. Daut Rudi – këshilltar i ministrit të tregtisë dhe industrisë të Republikës së Kosovës, z. Isa Dukaj – drejtor i Zyrës për pronësi industriale e Republikës së Kosovës dhe z. Nezir Gashi – ekzaminues i markave tregtare.
Gjatë vizitës u nënshkrua Memorandum për mirëkuptim ndërmjet Entit Shtetërorë për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë dhe Zyra për pronësi industriale e Republikës së Kosovës. Nënshkrimi i këtij Memorandumi, paraqet zyrtarizimin e bashkëpunimit të deritanishëm, por edhe definimin e formave të bashkëpunimit në të ardhmen, që do të zhvillohen përmes: shkëmbimin e informatave nga fusha e pronësisë industriale, shkëmbimi i përvojave lidhur me aderimin në EU, shkëmbimi dhe trajnimi i të punësuarve nga të dy institucionet duke përfshirë trajnime programe të specializuara, aktivitete të përbashkëta me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike për sa i përket pronësisë industriale ( ligjërata, kurse, seminare, konferenca, ekspozita etj.) aktivitete të përbashkëta në definimin dhe realizimin e interesave regjionale nga fusha e pronësisë industriale, zbatimi i të drejtave që dalin nga pronësia industriale si dhe çështje tjera të interesit të përbashkët.
Në takimin në fjalë u shkëmbyen përvoja për punën dhe funksionimin e institucioneve, si dhe për procedurën që ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave konform ligjeve kombëtare dhe konform marrëevshjeve ndërkombëtare.