| | Sitemap | EN | MK
Punëtoria TAIEX: “Kriminaliteti i organizuar në fushën e pronësisë industriale”

Më 23 prill të vitit 2012, në Shkup, u mbajt punëtoria TAIEX me temën “Kriminaliteti i organizuar në fushën e pronësisë industriale”. Në këtë punëtori morën pjesë gjithsej 67 pjesëmarrës. Qëllimi i këtij seminari ishte forcimi i luftës kundër falsifikimeve dhe piraterisë.

Theks i veçantë u vendos në lidhjen midis kriminalitetit të organizuar dhe financimit të terrorizmit. Ligjërues të seminarit ishin përfaqësues nga INTERPOL-i, EUROPOL-i, Organizata botërore doganore, Prokuroria publike e Danimarkës, Policia e Irlandës Veriore dhe Administrata doganore e Luksemburgut.

Prezantimi i mënyrave të ndjekjes së kanaleve të falsifikuesve dhe piraterisë ishte në drejtim të inkurajimit të kapaciteteve të institucioneve për bashkëpunim me trupat ndërkombëtar me qëllim të shuarjes më efikase të kriminalitetit në fushën e pronësisë industriale.



23.04.2012