| | Sitemap | EN | MK
Shpikjet nga Republka e Maqedonase në Ekspozitën ndërkombëtare KIWIE 2012, Seul

Enti shtetëror për pronësi industriale i Republikës së Maqedonisë morri pjesë në Ekspozitën ndërkombëtare “Inovacionet e femrave shpikëse”, e cila u mbajt nga 3 deri më 6 maj në Seul, Koreja e Jugut. Në ekspozitë morën pjesë 25 vende, 157 femra shpikëse të cilat u paraqitën me 259 shpikje.

Republika e Maqedonisë këtë vit u paraqit me dy shpikje nga fusha e farmacisë dhe mjekësisë. Shpikjet në ekspozitë u vlerësuan nga ana e Komisionit profesionist të KIWIE 2012, i përbërë nga anëtarë, ekspertë të fushave të ndryshme të shkencës dhe teknikës si dhe me çmime speciale nga ana e pjesëmarrësve të tjerë.
Komisioni profesionist për shpikjet e prezantuara maqedonase i ndau këto çmime:

1.    MEDALJE E ARTË me diplomë për shpikjen “Yndyrë për shërimin e djegieve” për shpikjen e Natasha Nikovskës.

2.    MEDALJE E BRONZTË me diplomë, për shpikjen “VESHJE TË BRENDSHME PËR LEHONAT” fituan Tatjana Gruzhanova-Mileva dhe Jasna Petkov-Stojanoviç.
Gjatë kohës së ndarjes solemne të çmimeve u ndanë edhe çmime speciale për shpikjen më të mirë KIWIE 2012.

Çmime speciale u ndanë edhe për shpikjet:

1.    “YNDYRË PËR SHËRIMIN E DJEGJEVE” të shpikësit Natasha Nikolloska edhe atë, medalje e artë me Diplomë nga Asociacioni rus për bashkëpunim ndërkombëtar dhe teknologjik.

2.    “YNDYRË PËR SHËRIMIN E DJEGJEVE” të shpikësit Natasha Nikolloska fitoi Diplomë për shpikjen më të mirë nga presidenti i Institutit të parë për shpikje dhe analizë të Iranit (FIRI);

3.    “ VESHJE E BRENDSHME PËR LEHONA” të shpikësve Tatjana Gurzhova-Mileva dhe Jasna Petkov-Stojanoviç, fitoi medalje të bronztë nga Asociacioni polak i shpikjeve.

Shtanga maqedonase tërhoqi vëmendje të madhe jo vetëm në jurinë ndërkombëtare por edhe te pjesëmarrësit e tjerë në panair, si edhe vëmendjen e vizitorëve. Shtangën e vizituan edhe drejtorët e enteve për pronësi industriale të Tajlandës, Polonisë e Koresë, profesorë dhe shkencëtarë nga vende të ndryshme si dhe të interesuar të tjerë të sferës së biznesit.



07.05.2012