| | Sitemap | EN | MK
Ministri i ekonomisë Valon Saraçini dhe ministri i arsimit Pançe Kralev e promovuan projektin PATENTI.MK

Sot në hapësirat e Ministrisë së arsimit, u mbajt pres konferencë në të cilën ministri për ekonomi Valon Saraçini, ministri për arsim dhe shkencë Pançe Kralev dhe profesoresha e Fakultetit juridik Jadranka Daboviç-Anastasovska promovuan projektin PATENTI.MK.


“Projekti PATENTI.MK, paraqet ueb portal në të cilin promovohen arritjet nga puna shkencoro-hulumtuese e hulumtuesve nga institucionet shkencore dhe të arsimit të lartë”, informoi ministri Kralev.

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Entin për patenta, i cili do të ketë për obligim që rregullisht të dërgojë të dhëna deri te Ministria për arsim dhe shkencë për mirëmbajtjen e portalit.
“Sistemi do të mundësojë futjen e informacioneve të nevojshme lidhur me patentat e shpikjeve inovative të regjistruara në Entin për pronësi industriale në Republikën e Maqedonisë apo në cilindo institucion tjetër të huaj për regjistrimin e patentave nacionale apo ndërkombëtare”, deklaroi Kralev.

Me këtë projekt do të sigurohet koordinim i ekonomisë dhe hulumtuesve si dhe stimulim i punës inovuese. Në portal do të vendosen përmbajtje dhe mjete të cilat do të sigurojnë themelimin e bazës së inovacioneve si dhe diskutime publike dhe mbledhjen e propozimeve.
“Është e patjetërsueshme të krijojmë parakushte dhe klimë adekuate për inkurajimin e inovacioneve dhe në të njëjtën kohë të ua vëmë në dispozicion sektorit të biznesit. Por, në të njëjtën kohë është shumë e rëndësishme që të sigurojmë mbrojtje për inovatorët dhe gjetjet dhe patentat e tyre, me një fjalë pronësinë e tyre intelektuale, si dhe pronësinë industriale që e përbëjnë teknologjitë, produktet dhe shërbimet e reja , brendet dhe të tjera”, theksoi ministri Saraçini.

Në fushën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe industriale Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka bërë progres të rëndësishëm në disa vitet e kaluara.

“Si asnjëherë më parë, zhvilluam institucione të reja, bashkëpunojmë dhe koordinohemi ndërmjet veti, avancuam rregullimin ligjvënës dhe i forcuam mekanizmat e kontrollit për respektimin e të drejtave autoriale dhe të ngjashme, duke i shkatërruar me vendosmëri të gjitha format e piraterisë dhe falsifikimit të pronësisë intelektuale dhe industriale” sqaroi ministri i ekonomisë.
“Pikërisht projekti që sot e promovojmë me Ministrinë për arsim, sipas vlerësimit tim, duhet të kontribuojë drejt afrimit të ofertës së njohurive shkencore nga ana e hulumtuesve të Universitetit dhe kërkesa për inovacione nga ana e sektorit të biznesit, të cilin e përbëjnë kompanitë, si edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat vetvetiu nuk mund ti lejojnë vetes mjete të konsiderueshme financiare për hulumtim” deklaroi Saraçini në fjalimin e tij.

“Në fund do të dëshiroja që ti ftoja të dyja palët, edhe inovatorët edhe investitorët, që ta shfrytëzojnë këtë portal si medium përmes të cilit do të realizohen përfitime reciproke, kompanitë do të fitojnë qasje drejt ideve dhe zgjidhje të cilat mund ti bëjnë produktet dhe shërbimet e tyre më konkurruese në treg, shkencëtarët dhe hulumtuesit do të fitojnë valorizim të vërtetë të punës dhe njohurive të tyre”, potencoi ministri i ekonomisë.
Profesoresha e Fakultetit juridik Jadranka Daboviç Anastasovska theksoi se veçanërisht duhet ti kushtohet vëmendje asaj se si komuniteti biznesor të lidhet me universitetet, respektivisht se si laboratorët e sofistikuara të fakulteteve të vihen në funksion të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

“ Thjeshtë duhet patjetër që komuniteti biznesor të kuptojë se vlera e kapitalit të tyre rritet me të drejtat e pronësisë industriale. Nëse e vini në bast markën tregtare apo objektin në të cilin është e inkorporuar e drejta nga pronësia industriale atëherë çmimi i tij do të jetë shumë më i lartë dhe do të mund ta zhvilloni biznesin e juaj”, theksoi Daboviç Anastasovska.



11.08.2012