Trupi Koordinues për Pronësi Industriale në periudhën qershor-gusht 2012 realizoi katër aksione të koordinuara mbi 37 persona juridik. Në këto aksione janë konfiskuar gjithsej 105 objekte me të cilat janë shkelur të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme (48 kompjutorë që përdorin softuer pa licencë dhe 57 resiverë) dhe 80 objekte me të cilat janë shkelur të drejtat e pronësisë industriale (80 copë astarë (llagerë)). Nga ana e Ministrisë për punë të brendshme do të parashtrohen 18 kallëzime penale. Inspektorati shtetëror i tregut ka parashtruar 1 kërkesë për inicimin e procedurës së kundërvajtjes, ka realizuar 6 edukime dhe ka lëshuar 4 urdhërpagesa për pagesë të gjobës. Drejtoria e të hyrave publike ka lëshuar 12 urdhërpagesa për pagesën e gjobës për persona juridik dhe për personin përgjegjës tek personi juridik dhe ka shqiptuar 12 masa ndalese për ushtrimin e veprimtarisë. Ministria e kulturës ka lëshuar 3 urdhërpagesa për pagesën e gjobës për kundërvajtje të kryer. Aksionet e koordinuara janë realizuar në Ohër, Tetovë, Shkup dhe Strugë.
Qyteti
|
Subjekte
|
Objekte të konfiskuara
|
Urdhërpagesa të lëshuara për pagesë të gjobave
|
Fletëparaqitje
|
Ndalesë e përkohëshme për ushtrimin e veprimtarisë
|
|
Persona fizik
|
Persona juridik
|
Të drejta autoriale dhe të ngjashme
|
Të drejta të pronësisë industriale
|
|
Kundërvajtje
|
Ngarkesë për vepër penale
|
|
Ohër |
|
17
|
73
|
|
10
|
|
7
|
3
|
Tetovë |
|
9
|
17
|
|
5
|
|
5
|
5
|
Shkup |
|
1
|
|
80
|
|
1
|
|
|
Strugë |
|
10
|
15
|
|
4
|
|
6
|
4
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Gjithsej |
|
37
|
105
|
|
19
|
1
|
18
|
12
|
Më 26 dhe 27 qershor të vitit 2012 është mbajtur misioni i ekspertëve TAIEX “Lufta kundër barërave të falsifikuara si lëndë e ndjekjes penale”. Në trajnim morën pjesë anëtarët e Trupit Koordinues për Pronësi Industriale, përfaqësuesi i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, përfaqësues nga Byroja e barërave dhe gjykatës nga Gjyqi themelor Shkupi I - Shkup.