Më 29 prill 2026, Observatori i Patentave dhe Teknologjisë i EPO-së lançoi projektin “Qarkullimi i baterive - Trendet e inovacionit për një burim të ardhshëm të materialeve kritike”.
Ky projekt identifikon trendet dhe aktorët në fushën e qarkullueshmërisë së baterive, një industri e cila pritet të përballet me rritjen e vëllimit të baterive nga automjetet elektrike në dekadën (dekadat) e ardhshme dhe me potencial për të ndihmuar në ekuilibrimin e varësisë nga disa materiale kritike. Janë theksuar tre rezultate kryesore:
- Një raport mbi njohuritë teknologjike i bashkëautorizuar me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) dhe në bashkëpunim me zyrat nacionale të patentave evropiane dhe IP Australia. Ai përqendrohet në inovacionin në qarkullueshmërinë e baterive në dy dekadat e fundit;
- Një seksion i platformës teknologjike i dedikuar qarkullueshmërisë së baterive, si pjesë e platformës më të madhe të energjisë së pastër, që synon studiuesit, që lejon monitorimin nga afër të teknologjive që patentohen në kohë reale në këtë fushë;
- Filtri “Deep Tech Finder” që përcakton profilet e 99 startup-eve evropiane, universiteteve dhe organizatave publike kërkimore aktive në inovacion në lidhje me riciklimin dhe ripërdorimin e baterive, duke përfshirë informacionin mbi financimin dhe portofolin evropian të patentave.
Duke u mbështetur në një kartografi unike të ndërtuar nga ekspertiza e EPO-s dhe nga kontributet e 15 zyrave nacionale të patentave evropiane (Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Republika Çeke, Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Monako, Holanda, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar) dhe IP Australia, gjetjet japin njohuri mbi inovacionin në këtë fushë kyçe që kombinon menaxhimin e mbetjeve me rikuperimin e materialeve kritike.
Disa gjetje kryesore:
• Që nga viti 2017, inovacioni në qarkullueshmërinë e baterive ka shpërthyer me një CAGR prej 42%, kundrejt 2% inovacionit mesatar në të gjitha fushat teknologjike, dhe 16% CAGR (shkalla vjetore e rritjes së përbërë) të inovacionit të baterive të rikarikueshme.
• Kompanitë aziatike udhëheqin inovacionin në të gjithë zinxhirin e vlerës së riciklimit të baterive, në veçanti Kina është bërë paraqitësi më i madh në qarkullueshmërinë e baterive, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në aspektin e paraqitjeve ndërkombëtare të patentave.
• Evropa është më e forta në mbledhjen dhe para-përpunimin e baterive, si dhe në transformimin kimik. Edhe pse nuk përparon me të njëjtën shpejtësi si kompanitë aziatike, ajo ka një ekosistem premtues inovacioni në qarkullueshmërinë e baterive me 3 subjekte (Umicore, BASF dhe CEA në 10 vendet e para për shpikjet e paraqitura ndërkombëtarisht që nga viti 2005, si dhe një sërë aktorësh të tjerë (NVM-të, universitetet dhe institucionet publike të kërkimit).
Ky grup burimesh të reja inteligjence tregon angazhimin e EPO-së ndaj sfidave të trajtimit të mbeturinave të baterive dhe sigurimit të më shumë opsioneve të furnizimit për materiale kritike.