Enti Shtetëror për Pronësi Industriale morri pjesë në konferencën rajonale kushtuar ekonomisë së dizajnit, Riyadh Design Law Treaty (RDLT) dhe Hague System for the International Registration of Industrial Designs.
Zëvendësdrejtoresha Jelena Peeva mori pjesë si paneliste, ku foli për mbrojtjen e dizajnit industrial, sfidat kryesore dhe objektivat strategjike në këtë fushë.
Në fjalimin e saj, ajo theksoi rëndësinë e dizajnit industrial si koncept juridik dhe ekonomik, duke shpjeguar rolin e institucionit në rregullimin e tij. Gjithashtu, u theksuan fushat ku nevojiten përmirësime të mëtejshme, veçanërisht në zbatim, rritjen e ndërgjegjësimit dhe përshtatjen ndaj trendeve në zhvillimin digjital dhe global.