Në një atmosferë festive të organizuar me rastin e pensionimit te Gordana Stojanovska dhe Liljana Markovska, Drejtori i ESHPI-së, z. Eljesa Neziri mbajti një fjalim rasti, duke falemenderuar dhe vlerësuar kontributin e dhënë të të dy kolegeve përgjatë gjithë këtyre viteve.
“Jemi shumë të lumtur që institucioni jonë po përcjell punëtore me përvojë mbi 30 vjeçare dhe kjo përvojë urojmë shumë të ju shërbejë gjeneratave të reja që do të ndjekin ESHPI-në dhe pronësinë intelektuale në përgjithësi” theksoi zoti Neziri në fjalimin e sotshëm.