| | Sitemap | EN | MK
ESHPI nënshkroi marrëveshjen kolektive me Konfederatën e Sindikatave të Lira të Maqedonisë

Drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, z. Eljesa Neziri sot nënshkroi marrëveshjen kolektive me Konfederatën e Sindikatave të Lira të Maqedonisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimit të kushteve të punës. Ky është moment i cili dëshmon përkushtimin tonë ndaj punonjësve dhe kushteve të tyre të punës.

Në bashkëpunim me Presidentin e Sindikatës, Bllagoja Rallpovski, do të vazhdojmë të jemi gjithmonë në shërbim të punëtorëve, me fokus të qartë në kujdesin për ta, rritjen e pagave dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Një dëshmi se dialogu social dhe bashkëpunimi japin rezultate konkrete.

Punëtorët janë shtylla e institucioneve tona dhe angazhimi ynë mbetet i pandryshuar. Paga më të larta dhe kushte më të mira pune për të gjithë, theksoi z. Neziri ne takimin e sotshëm.



16.04.2026


Foto galeria