| | Sitemap | EN | MK
Çmimet Globale WIPO 2026 - Thirrje e hapur!
Startup-et dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga e gjithë bota mund të aplikojnë deri më 31 mars 2026 dhe të tregojnë se si e përdorin pronësinë intelektuale si një burim strategjik për rritje dhe zhvillim!
 
Ju njoftojmë se Sekretariati i WIPO-s ka hapur procesin e aplikimit për Çmimet Globale të WIPO-s 2026 (2026 WIPO Global Awards), të dedikuara për kompani startup dhe dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) nga e gjithë bota që përdorin pronësinë intelektuale.
Periudha e aplikimit zgjat nga 15 janari deri më 31 mars 2026.
Në vitin 2026 do të ndahen çmime për 11 kompani, si vijon:
  • 10 fitues nga të gjithë sektorët ekonomikë (shëndetësia, sektori agro-ushqimor, mbrojtja e mjedisit, industritë kreative dhe teknologjitë e informacionit dhe komunikimit);
  • 1 çmim tematik: NVM në sport, në përputhje me temën e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 2026;
  • 2 çmime të veçanta: Sipërmarrësja më e mirë dhe sipërmarrësi i ri më i mirë.
Do të shpërblehen kompani që i përdorin të drejtat e pronësisë intelektuale si burim strategjik për rritje, pavarësisht sektorit industrial ku bëjnë pjesë.
 
FITUESVE U OFROHET:
  • dukshmëri globale përmes rrjetit të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO);
  • program mentorimi i personalizuar gjashtëmujor për komercializimin e aseteve të pronësisë intelektuale dhe strategjinë e biznesit;
  • lidhje me investitorë, korporata, institucione dhe rrjete biznesi;
  • ftesë për ceremoninë e ndarjes së çmimeve gjatë Asamblesë së Përgjithshme të WIPO-s në Gjenevë, në korrik 2026.
 
Më shumë informacion dhe detaje për aplikimin janë të disponueshme në:
 


21.01.2026