Listës së ngushëllimeve me rastin e tragjedisë së djeshme në Kocani iu bashkangjit edhe mesazhi soladirizues i EPOs:
Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmi për vdekjen e të paktën 59 personave në një zjarr të tmerrshëm në qytetin lindor të Koçanit, Maqedonia e Veriut.
Në shenjë solidariteti, EPO do të ulë sot flamujt e Organizatës Evropiane të Patentave dhe Maqedonisë së Veriut në gjysmështizë në Mynih dhe Hagë.
Kjo shprehje ngushëllimi përkon me fillimin e shtatë ditëve të zisë kombëtare në Maqedoninë e Veriut.
Mendimet tona janë me të gjitha viktimat dhe familjet e tyre në këtë kohë të vështirë.