| | Sitemap | EN | MK
Tragjedia në Koçan, dhjetëra të vdekur
Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur të paktën 59 persona kurse janë lënduar qindra persona të cilët janë vendosur nëpër spitalet e Shkupit, Shtipit dhe Koçanit, njoftojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.
 
ESHPI shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave. Shpresojmë që autoritetet përkatëse të angazhohen me përkushtim për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa ne solidarizohemi plotësisht me ata që po kalojnë këto momente të vështira.
 
Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.


16.03.2025