| | Sitemap | EN | MK
Thirrje për dorëzimin e aplikimeve për Çmimet Globale të OBPI-së për vitin 2025 (2025 WIPO Global Awards), për bizneset e vogla dhe start-up kompanitë

Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) shpall Thirrje për dorëzimin e aplikimeve për Çmimet Globale të OBPI-së për vitin 2025, për bizneset e vogla dhe start-up kompanitë që përdorin pronësinë intelektuale.


Kompanitë nga të gjitha sektorët e biznesit, që plotësojnë kriteret për aplikim, mund të paraqesin aplikim nga 15 janari deri më 31 mars 2025.


Këtë vit, ftohen të aplikojnë në konkurs start-up kompanit, së bashku me bizneset e vogla dhe të mesme nga e gjithë bota, që janë aktive në të gjitha sektorët e ekonomisë, siç janë teknologjia, bujqësia, industritë kreative apo më gjerë, të cilat zbatojnë çfarëdo lloj të drejtash të pronësisë intelektuale, siç janë të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to, markat tregtare, patentet dhe treguesit gjeografikë.

Çdo fitues do të marrë një program të personalizuar mentorimi që fokusohet në forcimin e përdorimit të pronësisë intelektuale, përcjelljen e qëllimeve të reja të biznesit dhe qasje në burime financiare për zhvillim të mëtejshëm dhe kontribut.


Juria e pavarur do të zgjedhë deri në 10 fitues. Secili prej tyre do të marrë ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OBPI-së në korrik 2025 në Gjenevë, Zvicër.


Fituesit do të shpallen në korrik 2025.


Për informacion më të detajuar, shihni linkun më poshtë:

https://www.wipo.int/en/web/awards/global/how-to-apply



17.01.2025