Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) organizoi punëtori njëditore për ndërgjegjësimin për politikat e pronësisë intelektuale (IP Policy Awareness Activities) që u mbajt në Shkup më 7 nëntor 2024, në të cilën morrën pjesë përfaqësues nga universitetet/fakultetet e interesuara nga Republika e Maqedonia e Veriut.
Punëtoriа u hap nga Drejtori i ESHPI-së, Z. Eljesa Neziri me një fjalim përshëndetës para përfaqësuesve të OBPI-s dhe të gjithë të pranishmëve, me fokus të veçantë në aktivitetet e Entit në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e IP-së dhe mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të ESHPI-së me OBPI-në, si dhe gatishmërinë e Entit për të mbështetur aktivitetet që synojnë përmirësimin e kushteve për transferimin e teknologjisë.
Përveç kësaj, në temën e shqyrtimit të statusit ekzistues të ekosistemit të transferimit të teknologjisë, docent profesori Trajce Velkovski nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Shkup dhe znj. Marija Mitkovska, Udhëheqëse e Patentave dhe Ekskluzivitetit të të Dhënave nga Kompania Alkaloid AD Shkup, adresuan prezantimet e tyre të ekspertëve.
Universitetet dhe institucionet kërkimore që bashkëpunojnë me industrinë ose organizata të tjera duhet të zhvillojnë politika për menaxhimin efektiv të pronësisë intelektuale dhe transferimin e teknologjisë.
Politika të tilla sigurojnë strukturë, parashikueshmëri dhe një mjedis ndihmues, në të cilin mund të qasen partnerët e komercializimit (sponsorët industrialë, konsulentët, organizatat jofitimprurëse, SME-të, qeveritë) si dhe aktorët e kërkimit (kërkuesit, teknikët, studentët, studiuesit vizitorët, etj.), duke shkëmbyer njohuri, teknologji dhe pronësi intelektuale si dhe duke promovuar kërkimin shkencor dhe zhvillimin teknologjik.
Çdo universitet apo institucion kërkimor ka autonominë për të zhvilluar qasjen e vet, duke marrë parasysh interesat e të gjithë palëve të interesuara, veçanërisht në aspektin e pronësisë dhe të drejtën e përdorimit të pronësisë intelektuale, procedurat për identifikimin, vlerësimin, mbrojtjen dhe menaxhimin e pronësisë intelektuale.