Me rastin e një viti nga zbatimi i e-platformës Front Office, Enti Shtetëror i Pronësisë Industriale i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti një punëtori njëorëshe, ku njoftoi bashkëpunëtorët e jashtëm - përfaqësuesit për punën e deritanishme duke përdorur dorëzimin elektronik të aplikacioneve dhe dokumenteve shtesë.
Në fillim të ngjarjes, të pranishmëve iu drejtua zëvendësdrejtoresha e Entit, Jelena Peeva, e cila theksoi se do të përpiqet të thellojë bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet Entit, përfaqësuesve dhe shfrytëzuesve të tjerë të të drejtave të pronësisë industriale, si dhe ajo do të marrë pjesë në aktivitetet lidhur me shërbimet elektronike dhe dixhitalizimin e plotë të procedurave në këtë fushë.
Zëvendës Udhëheqësja e Sektorit, znj. Irena Daneva theksoi se nevoja për digjitalizim të ESHPI-së dhe veçanërisht Sektorin e Patentave është shumë e nevojshme, duke qenë se përqindja më e madhe e bashkëpunimit nga Zyra është me Organizatat Ndërkombëtare dhe Rajonale, të cilat prej kohësh janë të angazhuara në dorëzimin elektronik të Aplikacioneve për patenta dhe shërbimeve të tjera në lidhje me shkëmbimin e të dhënave.
Gjatë punëtorisë, ekipi që krijoi e-platformën Front Office, bëri një përmbledhje të shkurtër të punës së kësaj platforme gjatë vitit të kaluar dhe gjithashtu na informoi mbi numrin e përgjithshëm të aplikacioneve dhe dokumenteve shtesë të dorëzuara. Statistikat treguan se nga 8060 dorëzime, 2524 e përdorën rrugën elektronike, duke përdorur portalin Front Office, ndërsa 5536 prej tyre u dorëzuan në mënyrë tradicionale në formë të shkruar.
Nga këtu mund të përfundojmë se ende nuk ekziston një zakonshmëri nga ana e përdoruesve për të dorëzuar aplikacionet në mënyrë elektronike. Gjatë punëtorisë, një nga përdoruesit e rinj të dorëzimit elektronik theksoi se ka filluar të përdorë më intensivisht e-platformën Front Office. Në këtë drejtim, ai theksoi se kjo mënyrë e punës ia lehtësoi shumë punën dhe se do të kalojë plotësisht në dorëzimin elektronik. Ai gjithashtu inkurajoi edhe përdoruesit e tjerë të fillojnë ta përdorin platformën elektronike Front Office.
Cilat janë angazhimet e ardhshme të e-platformës Front Office:
Në versionin e ri të e-platformës Front Office, parashikohet plotësimi i seksioneve gjatë dorëzimit elektronik që mund të merren nga portale të tjera elektronike, siç janë të drejtat për prioritet, klasifikimi dhe pjesa për regjistrimin e shpikësve.
Përdorimi i Bulk Transaction, një metodë që lejon përdorimin e një liste XML, me të cilën me një kërkesë dorëzohen njëkohësisht shumë aplikacione. Momentalisht, Bulk Transaction është ende në fazën e testimit.
Po ashtu, si një nga prioritetet e Entit, së bashku me e-platformën Front Office, është edhe introduktimi i pagesave online dhe lidhja e saj me një ofrues nga Republika e Maqedonisë së Veriut për implementimin e plotë të saj.
Enti është në bashkëpunim me Ministrinë për Shoqërinë Informatike, e cila, përmes një projekti të përbashkët me Bashkimin Evropian, angazhohet për krijimin dhe përdorimin e një llogarie të përbashkët për përdoruesit, e cila do të mund të përdoret për shërbimet e platformës Front Office dhe shërbime të tjera.