Drejtori i ESHPI-së, z. Eljesa Neziri u mirëprit nga z. Avdi Krasniqi, Drejtor i Agjencisë për Pronësi Industriale në Prishtinë. Ky është takimi i parë i z.Nezirit me homologun e tij nga Kosova dheDrejtoreshën e Përgjithshme të Drejtorisë së Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë, znj. Maria Solis Kapedani.
Qëllimi i këtijë takimi ishte njohja nga afër e aktiviteteve të fundit të tri Zyrave për pronësi industriale, vazhdimi dhe përforcimi i bashkëpunimit mes veti.
“Jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura nga bashkëpunimi i deritanishëm me kolegët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe se rezultatet nuk do të mungojnë edhe në vitet e ardhshme”, theksoi z. Neziri.