| | Sitemap | EN | MK
Njoftim për emërimin e Drejtorit të ri të ESHPI-së

Më 16.07.2024 z.Eljesa Neziri zyrtarisht mori postin ushtrues detyre drejtor i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale.

“Të gatshëm të përballemi me të gjitha planet dhe projektet e reja, mbetemi të qëndrueshëm, vazhdojmë me sfida të reja në periudhën e ardhshme.

Duke marrë parasysh faktin se jemi bartës të Kapitullit 7, na presin sfida dhe detyrime të reja në lidhje me përmbushjen e çështjeve të paraqitura nga Komisioni Evropian.

Gjithashtu, një çështje kyçe në kohën tonë të udhëheqjes do të jetë promovimi i të drejtave të pronësisë intelektuale.

Me rëndësi të jashtëzakonshme është mbështetja e inovacionit në zgjidhjen e sfidave aktuale, duke përfshirë potencialin e inovatorëve të rinj për të gjetur dhe inkurajuar ndryshime për një të ardhme më të mirë. Duke ecur në këtë rrugë, sigurisht që do të kontribuojmë në rritjen e ekonomisë kombëtare dhe në krijimin e kushteve që të rinjtë të realizojnë talentet e tyre në vend”, theksoi Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, z.Neziri.

Të gjithë të punësuarit e Entit Shtetëror për Pronësi Industriale shprehën mirënjohjen e tyre për z. Blerim Idrizin, i cili e drejtoi këtë institucion vitin e kaluar. Enti vazhdon me aktivitete aktuale dhe shtesë, në përputhje me prioritetet e menaxhmentit të ri. Qëllimi është të theksohet rëndësia e mbrojtjes së të drejtave intelektuale dhe kontributi i madh që kanë inovacionet në zhvillimin e ekonomisë dhe shtetit.



16.07.2024


Foto galeria