| | Sitemap | EN | MK
Patenta e vitit 2023

Me rastin e 26 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale, tradicionalisht për të 30-tën herë, Enti Shtetëror i Pronësisë Industriale organizon manifestimin “Patenta e Vitit 2023”. Drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, z. Blerim Idrizi, këtë vit ia ndau çmimin "Patenta e vitit 2023" aplikuesit ALKALOID SHA, Shkup, me numër aplikimi P-2023/418 të datës 15.09.2023, me titull "Formulimi farmaceutik që përmban Bezimidazol", nga shpikësit: KRSTESKA Ljiljana, KAZANDZIEVSKA Elena, WILLIS Andrew.

Shpikja është një produkt mjekësor i përgatitur në mënyrë mjekësore që ka një formë të veçantë fizike dhe përdoret në trajtimin e problemeve të stomakut, veçanërisht te fëmijët.

Këtë herë kreativiteti  krijues i shpikësve tanë u drejtuan drejt gjetjes së zgjidhjeve të reja mjekësore dhe shkuan një hap më tej duke paraqitur një aplikim të drejtpërdrejtë rajonal për patentë pranë Zyrës Evropiane të Patentave ku morrën Patentën Evropiane EP3965735.

Në këtë manifestim u ndanë edhe çmimet e shpikësve maqedonas, të cilët i morrën në Ekspozitat Ndërkombëtare të Shpikjeve.

Këto aktivitete organizohen nga Enti për të afirmuar rolin e pronësisë industriale në nxitjen e krijimit të inovacioneve dhe krijimeve krijuese.

Gjithashtu, me rastin e shënimit të Ditës së Pronësisë Intelektuale, u mbajt webinari me temë “Përfitimet dhe mënyra e përdorimit të FRONT OFFICE”_it më 23 Prill 2024.



26.04.2024


Foto galeria