| | Sitemap | EN | MK
Drejtori Idrizi mirëpriti homologët nga Bullgaria

Më 6 dhjetor 2023, në ambientet e Entit Shtetëror për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim dypalësh me Zyrën për Patenta të Republikës së Bullgarisë. Takimi filloi me fjalën përshëndetëse të z.Blerim Idrizi, drejtor i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe znj. Vladija Borisova, kryetare e Zyrës për Patenta të Republikës së Bullgarisë.

Në kuadër të programit u hap një diskutim për mënyrën e bashkëpunimit me Qendrën për Pronësi Intelektuale dhe Transferim të Teknologjisë, e krijuar ndërmjet Zyrës së Patentave të Republikës së Bullgarisë dhe Organizatës Evropiane të Patentave.

Qendra synon të gjenerojë rritje në një nivel rajonal, evropian dhe më gjerë ndërkombëtar përmes transferimit të teknologjisë dhe njohurive nga shkenca dhe biznesi. Projekti parasheh trajnime që do të realizohen për të arritur përdorim më të madh të pronësisë intelektuale nga Universiteti, institucionet kërkimore-zhvillimore dhe sektori komercial. Janë parashikuar edhe studime pasuniversitare me ekspertizë në pronësi intelektuale, të cilat do të kontribuonin në zhvillimin e rrjetit të trajnerëve për transferimin e njohurive në këtë fushë.



06.12.2023


Foto galeria